11 të vdekur dhe 660 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

11 të vdekur dhe 660 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

17:02, 05/01/2021

Shqipëria ka regjistruar 11 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Autoritetet njoftojnë se gjatë kësaj periudhe janë infektuar 660 persona, duke çuar në total 60.283 raste pozitive.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 555 pacientë dhe janë shtrirë në spitale 287 persona.

Që nga fillimi i pandemisë Shqipëria ka regjistruar 1210 të vdekur, 35.551 raste të shëruara dhe 272.807 testime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco