FBI e zbuloi bashkëpunëtoren e Epstein nëpërmjet telefonit celular

FBI e zbuloi bashkëpunëtoren e Epstein nëpërmjet telefonit celular

14:07, 05/01/2021

Bashkëpunëtorja e Jeffrey Epstein, Ghislaine Maxwell u zbulua nga FBI kur përdori të dhëna nga telefoni i saj celular, thuhet në një dokument të gjykatës.

Zonja Maxëell u arrestua në 2 korrik gjatë një kontrolli në rezidencën e saj të izoluar në New Hampshire.

Ajo u zbulua duke përdorur të dhëna nga GPS, sistemi i pozicionimit global, nga një telefon, prej nga ishin bërë thirrje drejt avokatit, motrës dhe burrit të saj.

Zonja Maxwell e ka shdeklaruar veten të pafajshme lidhur me akuzat për trafikimin e të miturave deri edhe 14 vjeçe.

Kurse Epstein vdiq në një qeli burgu, në gusht 2019, në pritje të gjyqit për akuzat e trafikimit seksual, më shumë se një dekadë pasi u dënua se kërkonte prostitucion nga një e mitur.

Image

(Agjentët e FBI-së përdorën të dhëna të telefonit celular për të gjurmuar Ghislaine Maxwell në rezidencën e saj në Bradford, New Hampshire)

Dokumenti, i raportuar për herë të parë nga Daily Beast, ishte pjesë e një urdhër kërkimi, për të gjetur dhe arrestuar zonjën Maxwell, e cila kishte  marrëdhënie me Epstein në vitet 1990.

Aty zbulohet se si autoritetet amerikane morën një urdhër për të pasur akses në GPS dhe të dhëna të vendodhjes së hershme sipas telefonit,  të regjistruar me emrin "G Max".

FBI më pas mori një urdhër të mëtejshëm për të përdorur një pajisje "stingray" për të dërguar dhe marrë sinjale nga telefonat pranë.

Në madhësinë e një çante, teknologjia ndihmon për të dhënë një vendndodhje më të saktë të një telefoni dhe informacion identifikues. Por metoda është e diskutueshme pasi mund të mbledhë informacione edhe për telefonat e kalimtarëve pranë.

"Shqetësimi i dukshëm është për telefonat e atyre që nuk janë objekt," tha prof. Alan Ëoodëard, nga Universiteti i Surrey. "Çfarë ndodh me ato të dhëna është e paqartë. Sidoqoftë, me sa duket pasi ju duhet të bëni disa matje për të gjetur një telefon, nuk duhet të mbani të dhëna për një telefon që nuk është objekt hetimi."

Se sa shpesh këto pajisje përdoren nga zbatimi i ligjit është gjithashtu e paqartë, shtoi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco