Një paralajmërim për mbështetësit e Trump: Lëreni armët në shtëpi

Një paralajmërim për mbështetësit e Trump: Lëreni armët në shtëpi

13:48, 05/01/2021

Autoritetet e qytetit të Uashingtonit paralajmëruan sot mbështetësit e Presidentit të SHBA Donald Trump, të cilët planifikojnë të vijnë në protestë kur nesër Kongresi duhet të konfirmojë rezultatet e zgjedhjeve dhe humbjen e Trump në to, të lënë armët në shtëpi.

U njoftua se qindra anëtarë të Gardës Kombëtare do të dalin ne rruge për të siguruar rendin dhe paqen në rrugët e kryeqytetit të SHBA, nga frika e trazirave të mundshme.

"Ne kemi informacione që individët synonin të sillnin armë zjarri dhe nuk do ta tolerojmë atë," thotë shefi i policisë së Uashingtonit, Robert Conti, duke shtuar se kushdo që shkel atë do të arrestohet, raporton Reuters.

Do të jenë gjithashtu 300 ushtarë në gatishmëri, anëtarë të shërbimeve të tjera federale, përfshirë shërbimin sekret, në rast se ata kanë nevojë për të ndihmuar policinë e Uashingtonit.

Mijëra mbështetës të Trump, përfshirë grupet e ekstremit të djathtë, gjithmonë mbajnë armë në protesta.

Ata pritet të vijnë në Uashington në 6 janar dhe të protestojnë kundër rezultateve zyrtare të zgjedhjeve në Kongres, për të cilat Trump pretendon se ishin vjedhur, sipas agjencisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco