Ku pritet të jetë Donald Trump më 20 janar?

Ku pritet të jetë Donald Trump më 20 janar?

12:17, 05/01/2021

Tensionet politike në SHBA janë në kulmin e tyre, pasi presidenti Donald Trump akoma nuk e ka pranuar humbjen në zgjedhje.

Në këto kushte, pyetja që lind është se ku do të jetë ai më 20 janar, ditën kur do të inaugurohet presidenti i ri, Joe Biden.

Gazeta ‘Guardian’ spekulon se avioni që është përdorur në të shkuarën nga Donald Trump, pritet të fluturojë në Skoci një ditë përpara inaugurimit. Trump është pronar i një resorti golfi pranë vendit ku mund të ulet avioni.

Shtëpia e Bardhë nuk e ka komentuar këtë raportim. Ata nuk kanë thënë akoma asgjë se ku do jetë Trump në ditën e inaugurimit. Ai pritet të shmangë çdo aktivitet ku pranohet humbja e tij.

Mbështetësit e Trump besojnë se ai do të sajojë ndonjë diversion spektakolar për të tërhequr vëmendjen nga dita e parë në punë e Biden.

Për shkak të kësaj situate kaotike, akoma nuk dihet nëse Trump do largohet në mënyrë vullnetare nga Shtëpia e Bardhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco