Nëse kërcënon politikanët në Austri ju pret një dënim i rëndë

Nëse kërcënon politikanët në Austri ju pret një dënim i rëndë

12:00, 05/01/2021

Kërcënimet ndaj politikanëve në Austri merren shumë seriozisht dhe dënohen ashpër, edhe nëse ato shqiptohen "vetëm" përmes rrjeteve sociale.

Një 45-vjeçar austriak, i cili bëri thirrje për vrasjen e kancelarit Sebastian Kurz përmes profilit të tij në Facebook, do ta "ndiejë" atë në lëkurën e tij.

Ai do të duhet të përgjigjet për atë thirrje përpara gjykatës javën e ardhshme.

Prokuroria e shtetit e akuzoi atë për thirrje për vrasje, dmth kërcënim dhe mbështetje të një vepre penale, si dhe shkelje të Ligjit për Media.

Tani ai përballet me dy vjet burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco