Rama bën shfaqje në stadium, në Serbi mbërrijnë 20 mijë vaksina të tjera

Rama bën shfaqje në stadium, në Serbi mbërrijnë 20 mijë vaksina të tjera

17:27, 04/01/2021

‘Peshku në det, tigani në zjarr’, thotë një fjalë e urtë shqiptare që i shkon mjaft për shtat shfaqjes së sotme të Edi Ramës në stadiumin ‘Air Albania’.

I shoqëruar dhe nja Manastirliu, Rama ka bërë një tur në atë që ai e çuan si, qendër e vaksinimit anti-Covid që po ngrihet në stadiumin kombëtar.

Në ditën e parë të janarit Rama doli dhe gjithë propagandë tha se në javën e tretë të janarit do të vijnë në Shqipëri, 10750 vaksina nga Pfizer-Biontek, duke e shpallur si një arritje e madhe.

Ndërsa Rama në Tiranë bën propagandën e tij të përhershme, ndryshe veprojnë vendet e Ballkanit.

‘Vëllai’ i Ramës, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka siguruar vaksina të tjera nga Pfizer dhe po vazhdon vaksinimin. Mediat vendase raportuan pasditen e sotme se në Serbi do të mbërrijnë sot edhe 20 mijë vaksina të tjera nga Pfizer-Biontek-u.

Lajmin e ka dhënë Ministri i Shëndetësisë, Mirsad Djerlek i cili ka deklaruar se planifikohet të vaksinohen rreth 11000 punonjës shëndetësorë.

Ashtu siç njoftoi Djerlek, 19.500 vaksina të tjera ‘Pfizer-Biontek’ mbërritën në Institutin ‘Torlak’.

Ky është kontingjenti i dytë i vaksinave Pfizer, pas sasive të para që mbërritën në Serbi më 22 dhjetor.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco