Konflikti për asetet e ngrira/ Irani sekuestron në ujërat e Gjirit Persik anijen e Koresë së Jugut

Konflikti për asetet e ngrira/ Irani sekuestron në ujërat e Gjirit Persik anijen e Koresë së Jugut

14:27, 04/01/2021

Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit kapën një cisternë me flamur Korenë e Jugut në ujërat e Gjirit, thanë të hënën media iraniane, në një kohë tensioni midis Teheranit dhe Seulit mbi fondet iraniane të ngrira në bankat e Koresë së Jugut për shkak të sanksioneve amerikane.

Ndalimi i anijes është bërë me motivin se ajo po shkakton ndotjen e detit ne Gjirin dhe se në të janë konfiskuar rreth 7,200 tonë etanol.

Një cisternë me flamur Korenë e Jugut, MT Hankuk Chemi, duket se është kapur nga Irani dhe tani është në ujërat territoriale iraniane, thanë dy kompani të sigurisë detare.

Të dhënat satelitore nga MarineTraffic.com treguan MT Hankuk Chemi jashtë portit të Bandar Abbas të hënën pasdite pa shpjegime.

Ministria e jashtme e Koresë së Jugut nuk kishte një koment të menjëhershëm. Autoritetet iraniane ende nuk kanë dhënë komente për incidentin, i cili vjen përpara një vizite të pritur nga zv / ministri i jashtëm i Koresë së Jugut në Teheran.

Ministria e Jashtme iraniane tha se vizita do të ndodhte në ditët e ardhshme dhe do të diskutonte kërkesën e Iranit që Koreja e Jugut të lirojë 7 miliard dollarë në fonde të ngrira në bankat e Koresë së Jugut për shkak të sanksioneve të SHBA.

Shtetet e Bashkuara rivendosën sanksionet ndaj Iranit në 2018 pasi Presidenti Donald Trump u tërhoq nga një marrëveshje ndërkombëtare për heqjen e tyre në këmbim të uljes së programit bërthamor të Iranit. Teherani sanksionet amerikane i quan luftë ekonomike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco