Kryeministri grek nuk i lëvizi ministrat kyç gjatë ndryshimeve në qeveri

Kryeministri grek nuk i lëvizi ministrat kyç gjatë ndryshimeve në qeveri

14:20, 04/01/2021

Athinë - Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e riorganizoi kabinetin e tij të hënën në përpjekje për t'i dhënë një shtysë qeverisë së tij konservatore, por  ministrat kryesorë i la në poste për t'i dhënë politikës vazhdimësi për ekonominë dhe punët e jashtme.

Ndërsa Greqia synon të rihapë shkollat javën tjetër dhe të fillojë vaksinimet masive këtë muaj, qeveria është e etur të nxisë ekonominë pasi pandemia i shkatërroi shpresat për rimëkëmbje, vitin e kaluar.

Për të përballuar sfidat, Mitsotakis ka ndërruar disa ministra përreth dhe solli fytyra të reja, përfshirë profesorin e Universitetit të Athinës, Christos Tarantilis, i cili u emërua zëdhënës i qeverisë për të ndihmuar në përmirësimin e imazhit të qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco