Djali në Jemen, i shkatërruar nga uria, peshon 7 kg Faid Samim, 7 vjeç.

Djali në Jemen, i shkatërruar nga uria, peshon 7 kg

14:07, 04/01/2021

Sanaa - I paralizuar dhe i kequshqyer në gjendjen më të rëndë, shtatëvjeçari Faid Samim qëndron i shtrirë në një shtrat spitali në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, pasi mezi i mbijetoi udhëtimir atje.

 “Ai ishte pothuajse i vdekur kur mbërriti, por falë Zotit ne qemë në gjendje të bënim atë që ishte e nevojshme dhe ai filloi të përmirësohej. Ai po vuan nga paraliza cerebrale dhe kequshqyerje e rëndë ”, tha Rageh Mohammed, mjeku mbikëqyrës i repartit të kequshqyerjes në spitalin Al-Sabeen.

Faid peshon vetëm 7 kg dhe eshtrat e tij të vogla dhe të brishta mezi zënë një të katërtën e batanijes së palosur të spitalit.

Familjes së tij iu desh të udhëtonte nga Al-Jaëf, 170 km në veri të Sanaa, përmes pikave të kontrollit dhe rrugëve të dëmtuara, për ta çuar në spital.

Në pamundësi për të përballuar mjekimin ose trajtimin e Faid, familja mbështetet në donacione për ta kuruar atë.

Dr. Mohammed thotë se rastet e kequshqyerjes janë në rritje dhe prindërit e varfër janë të detyruar të mbështeten te mirësia e të huajve ose ndihma ndërkombëtare për të trajtuar fëmijët e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco