Presidenti kinez tani ka fuqinë të shpallë zyrtarisht luftë

Presidenti kinez tani ka fuqinë të shpallë zyrtarisht luftë

11:14, 04/01/2021

 

Një ligj ka hyrë në fuqi në Kinë që lejon Presidentin Xi Jinping, kreu i Këshillit Ushtarak Qendror dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të mobilizojë burime ushtarake dhe civile për të mbrojtur interesat kombëtare si brenda dhe jashtë vendit.

Ligji për mbrojtjen kombëtare ekzistonte më parë, por ai u ndryshua në fund të vitit 2020: ndikimi i Qeverisë u dobësua, ndërsa udhëheqësit kinez iu dha e drejta për të deklaruar luftë.. Sidoqoftë, analistët besojnë se kjo i dha atij një instrument shtesë për t'iu përgjigjur sfidave që vijnë nga Shtetet e Bashkuara.

Ndryshimet në ligj kanë qenë objekt diskutimi për dy vjet dhe Komiteti i Përhershëm i Kongresit Popullor Kombëtar i miratoi ato në 26 dhjetor të vitit të kaluar. Është një dokument i madh: tre artikuj janë shfuqizuar, 50 ndryshime janë bërë dhe gjashtë janë shtuar.

Ligji theksoi krijimin e një mekanizmi koordinimi midis kompanive shtetërore dhe private, që synojnë zhvillimin e teknologjive ushtarake që përfshijnë armë konvencionale, si dhe sferën e sigurisë kibernetike, hapësirës dhe armëve elektromagnetike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco