Praga proteston kundër kufizimeve me vargan gotash birre

Praga proteston kundër kufizimeve me vargan gotash birre

10:18, 04/01/2021

Çeki - Protestuesit krijuan një vargan gotash birre që mbanin qirinj të ndezur qëndër të Pragës dielën për të sfiduar kufizimet e vëa kundër përhapjes së Covid-19.

Zinxhiri i gjatë kilometrik (0,6 milje) niste nga ndërtesa e qeverisë në Sheshin historik të Qytetit të Vjetër, me gota të vendosura dy ose tre metra  larg njera tjetrës.

"Ne jemi këtu sepse jemi me të vërtetë të dëshpëruar dhe në fund si fizikisht dhe mendërisht," i tha AFP organizatori i protestës Jiri Janecek.

Menaxheri i fabrikës së vogël të birrës Maly Janek në jug të Pragës u ankua se qeveria e kishte dëmtuar sektorin me tre mbylljet e restoranteve që nga shpërthimi i Covid-19 marsin e kaluar.

"Qeveria e përkeësoi situatën me kufizimet e saj dhe nisi një pandemi shumë më vdekjeprurëse të varfërisë, papunësisë, ndërmarrjeve në kolaps," tha Janecek, duke vënë në dukje kompensimet e pakta për biznesin.

Në pasditen e ftohtë dhe të mjegullt të dielën, protestuesit ndezën qirinj dhe I futën në gota birre të shpërndara nga organizatorët, të cilat më pas i vendosën në trotuar.

Disa mbanin flamuj çekë dhe organizatorët vendosën një arkivol me gozhdë si një simbol i vdekjes së afërt të biznesit të tyre.

"Nuk më pëlqejnë ndalimet, kufizimet që prekin lirinë tonë personale, nuk mund të shkosh askund, asgjë nuk po ndodh. Nuk më pëlqen kjo lloj jete," tha protestuesja Veronika Musilova për AFP.

Duke u përballur me një shpërthim tjetër të Covid-19, qeveria çeke mbylli restorantet, pub-et dhe baret para Krishtlindjeve, duke ulur shitjet e tyre.

Restorantet në vend që mburren me konsumin më të lartë të birrës në botë për frymë ishin mbyllur që gjatë valës së parë të epidemisë në pranverë dhe në pjesën më të madhe edhe këtë vjeshtë.

Si vend anëtar i BE-së me 10.7 milionë banorë, Republika Çeke ka regjistruar mbi 740,000 raste të konfirmuara me Covid-19 dhe gati 12,000 vdekje që nga shpërthimi në marsit.

Vendi pa një rritje masive të infeksioneve Covid-19 në tetor dhe ka luftuar për të vënë nën kontroll normat e infeksioneve që nga ajo kohë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco