SHBA/Një oficer policie bleu ushqim për familjen në vend që t'i arrestonte ata për vjedhje

SHBA/Një oficer policie bleu ushqim për familjen në vend që t'i arrestonte ata për vjedhje

10:14, 04/01/2021

Një oficer policie në amerike u thirr për të arrestuar një familje të dyshuar për vjedhje dyqani, në vend të kësaj ai u bleu atyre disa ushqime në mënyrë që të kishin një darkë të mirë për Krishtlindje, shkruan BBC.

Matt Lima u thirr në një dyqan ushqimesh në Somerset, Massachusetts, muajin e kaluar, tha një deklaratë e policisë .

Dy gra u raportua se nuk po skanonin të gjitha ushqimet e tyre.

Kur u morën në pyetje, familja tha se kishin rënë në kohë të vështira dhe nuk kishin mundësi të paguanin për të gjithë ushqimin.

Ata ende kishin dashur t'u jepnin fëmijëve një darkë për Krishtlindje.

Ai më pas u bleu atyre karta dhuratë me vlerë 250 dollarë (180 £) me paratë e tij në mënyrë që gratë dhe dy fëmijët e tyre të ishin në gjendje të blinin ushqim për darkën e tyre të Krishtlindjes në një dyqan tjetër

"Të dy fëmijët me gratë më kujtuan fëmijët e mi, kështu që unë u detyrova t'i ndihmoj ata," tha oficeri Lima.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco