Dogana greke kthen emigrantët me letra të skaduara dhe teste false anti-Covid

Dogana greke kthen emigrantët me letra të skaduara dhe teste false anti-Covid

21:05, 03/01/2021

Kakavijë/ Dogana greke kthen mbrapsht emigrantët me letra të skaduara dhe teste false anti-Covidmbrëmjes së sotme, në doganën greke në Kakavijë janë kthyer mbrapsht disa emigrantë të cilët kanë qenë me dokumente të rregullta dhe me leje qëndrimi, por këtë të fundit të skaduar.

Në një njoftim të pak kohëve më parë, shteti fqinj tha se pavarësisht se emigrantëve mund t’ju ketë skaduar leja e  qëndrimit, ata nuk do te penalizohen për këtë  por vlefshmëria e tyre do të shtyhet.

Autoritet doganore iu kanë komunikuar emigranteve se , nuk e njohin ligjin e miratuar në Parlamentin e Greqisë, dhe se ende nuk kishin një dokument ku t’ju thuhej se emigrantët me leje qëndrimi të skaduar mund të udhëtonin drejt Greqisë.

Po ashtu një pjesë tjetër janë paraqitur në doganë me test negativ ndërsa në testin e bërë nga pala greke kanë rezultuar pozitiv ./ oranews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco