‘Përshkallëzohen konfliktet e vjetra në ‘Vitin e Ri’/ Turqia sfidon sërish Greqinë

‘Përshkallëzohen konfliktet e vjetra në ‘Vitin e Ri’/ Turqia sfidon sërish Greqinë

21:18, 02/01/2021

Viti i Ri ka nisur me përshkallëzimin e tensioneve të vjetra mes Turqisë dhe Greqisë.

Ankaraja lëshoi ??dy “Navtex” të ri të paligjshëm të shtunën, i pari i vitit, duke sfiduar juridiksionin grek rreth Kretës, raportojnë mediat vendase.

“Navtex”-i turk erdhi pas lëshimit të udhëzimeve përkatëse nga stacioni i Heraklionit për stërvitjet aeronautike të Forcave të Armatosura Greke.

“Navtex” i referohet rezervimit të zonave për ushtrime detare të hënën 4 janar dhe të premten më 8 janar.

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar deklaroi pak ditë më parë se autoritetet greke kishin njoftuar dhjetra “Navtex” brenda tre muajsh, diçka që “është provokim dhe jashtëzakonisht në kundërshtim me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”.

Marrëdhëniet mes dy vendeve në 3 mujorin e fundit të vitit që lamë pas ishte mjaft të tensionuara, thuajse në prag të luftës.

Dy vendet nuk po e gjejnë gjuhën e përbashkët për t’u ulur në dialog për kufirin detar pavarësisht thirrjeve të forta nga BE dhe SHBA./ abcnews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco