‘Pavarësia nga Britania, e vetmja rrugë për t’u rikthyer...’/ Kryeministrja e Skocisë flet pas Brexit

‘Pavarësia nga Britania, e vetmja rrugë për t’u rikthyer...’/ Kryeministrja e Skocisë flet pas Brexit

21:00, 02/01/2021

Për të kërkuar pavarësinë e vendit të saj nga Mbretëria e Bashkuar, Kryeministra e Skocisë, Nicole Sturgeon ka gjetur një arsye edhe më të fortë kësaj radhe.

Kryeministrja Sturgeon thotë se me daljen nga BE të Skocisë bashkë me Mbretërinë e Bashkuar, e vetmja rrugë është pavarësia, në mënyrë që vendi i saj t’i kthehet unionit.

Si kryeministre, Sturgeon e ka kërkuar disa herë pavarësinë, por i është refuzuar nga liderët britanikë.

Sipas marrëveshjes së Londrës me Brukselin, Mbretëra e Bashkuar me vendet që e përbëjnë, përfshi Skocinë është zyrtarisht jashtë BE nga sekonda e parë e 2021 dhe më tej.

Por mesa duket, Skocia nuk ka dashur të ikë nga BE, ose të paktën kryeministrja e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco