Turqia ndalon ardhjet nga Britania pasi u zbuluan 15 raste me versionin e ri të Covid-19

Turqia ndalon ardhjet nga Britania pasi u zbuluan 15 raste me versionin e ri të Covid-19

21:48, 01/01/2021

Turqia ka ndaluar përkohësisht hyrjen në vend të personave që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar. Kjo pasi në vend janë konfirmuar 15 raste me versionin e ri të koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i shëndetësisë së vendit.

Dr. Fahrettin Koca shkroi në Twitter:

“Në hetimet e bëra për shkak të mutacionit me origjinë nga Mbretëria e Bashkuar, virusi që ka pësuar mutacion u zbulua në 15 persona që hynë në vend nga ky vend dhe u morën nën kontroll. Hyrjet nga MB [në Turqi] janë pezulluar përkohësisht. “

Më herët, ai shkroi në Twitter:

“Kemi 1,908 pacientë [të rinj] të zbuluar sot. Numri i rasteve aktive dhe numri i pacientëve në gjendje të rëndë vazhdon të ulet. Humbjet e jetëve filluan të bien. Do të ulen për shkak të uljes së numrit të pacientëve të rëndë. Unë besoj se efekti shkatërrues i epidemisë do të ulet”.

Numri i vdekjeve të koronavirusit të Turqisë u rrit me 212 në 24 orët e fundit, treguan të dhënat e ministrisë së shëndetësisë të premten, ndërsa një shtetrrethim katër-ditor filloi të frenonte pandeminë që ka u ka marrë jetën 21,093 personave në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco