Britania largohet përfundimisht nga BE-ja

Britania largohet përfundimisht nga BE-ja

13:52, 01/01/2021

Mbretëria e Bashkuar u largua nga Bashkimit Evropian në mesnatën ndërmjet së enjtes dhe të premtes, duke i dhënë fund një lidhjeje të stuhishme 48 vjeçare me projektin Evropian, për një të ardhme të pasigurt pas Brexit-it.

Kambana e famshme britanike ra në prag të Vitit të Ri për të shënuar fundin e periudhës kalimtare të Brexit-it, kur Mbretëria e Bashkuar u largua nga tregu i përbashkët i BE-së dhe unioni doganor.

Kremtimet ishin mjaft të heshtura për shkak të kufizimeve për shkak të pandemisë së COVID-19, për të mos përmendur ndarjet e opinionit mbi drejtimin e Britanisë.

Kryeministri Boris Johnson, shfrytëzoi mesazhin e tij të Vitit të Ri për të përshëndetur agimin e ri për Mbretërinë e Bashkuar.

 

 

‘Ne kemi lirinë tonë në duart tona dhe varet nga ne që ta shfrytëzojmë maksimalisht. Dhe mendoj se do të jetë instinkti zotërues i qytetarëve të këtij vendi që të bashkohen si një Mbretëri e Bashkuar - Anglia, Skocia, Uells dhe Irlanda e Veriut për të punuar së bashku për të shprehur vlerat tona gjithandej botës’, tha ai.

Image

Por në Skoci, ku mbështetja për pavarësinë është rritur pjesërisht edhe për shkak të Brexit-it, ministrja e Parë, Nicola Surgeon, shkroi në Facebook se ata do të kthehen së shpejti dhe i kërkoi Evropës të ‘mbajë dritën ndezur’.

Mbretëria e Bashkuara ishte anëtare e bllokut që fillimisht njihej si Komuniteti Evropian Ekonomik, që në vitin 1973.

Ajo vendosi të largohet pas referendumit të qershorit të vitit 2016, i cili u pasua nga vite negociatash që çuan në shkëputjen përfundimtare të saj natën që lamë pas.

/Zëri i Amerikës, mbështetur në agjencinë e lajmeve Reuters

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco