Angela Merkel: Ky ishte viti më i vështirë i karrierës time, viti që vjen është plot shpresë për Gjermaninë

Angela Merkel: Ky ishte viti më i vështirë i karrierës time, viti që vjen është plot shpresë për Gjermaninë

09:40, 31/12/2020

 

BERLIN (Reuters) - Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka mbajtur fjalimin e saj të Vitit të Ri drejtuar kombit.

Ajo u shpreh se kurrë në 15 vitet e drejtimit të saj nuk e ka kaluar një vit kq të vështirë dhe të rëndë, por po ashtu kemi një vit të ri përpara që është plot shpresë.

Në një shfaqje të rrallë emocionesh, Merkel, e cila drejtoi Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian përmes krizës financiare të vitit 2008, krizës së borxhit grek një vit më vonë dhe krizës së emigrantëve pesë vjet më pare dënoi protestat kundër bllokimit dhe se do të vaksinohet kur vaksina të jetë gjerësisht e disponueshme.

"Më lejoni t'ju them diçka personale në përfundim: brenda nëntë muajsh do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe unë nuk do të kandidoj përsëri," tha Merkel"Prandaj sot ka shumë të ngjarë që të jetë hera e fundit që unë jam në gjendje të jap urimin e Vitit të Ri për ju. ”

Ajo shtoi: “Unë mendoj se nuk po e ekzagjeroj kur them: asnjëherë në 15 vitet e fundit nuk e kemi gjetur vitin e vjetër kaq të rëndë dhe kurrë nuk kemi pare vitin e ri me kaq shumë shpresë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco