‘Do të jetosh apo do të vdesësh’? 82-vjeç, Anthony Hopkins feston 45 vite esëll

‘Do të jetosh apo do të vdesësh’? 82-vjeç, Anthony Hopkins feston 45 vite esëll

14:51, 30/12/2020

Aktori legjendar Anthony Hopkins ka qenë esëll për 45 vjet dhe festoi momentin historik me një mesazh me video të postuar të martën në Tëitter.

Fituesi i çmimit Oskar, i cili ishte një alkoolist në fillim të karrierës së tij, ndau mesazhin inkurajues fansave, pasi shumë luftuan me izolimin dhe varësinë gjatë pushimeve, të cilat janë përkeqësuar nga pandemia e COVID-19.

“Ka qenë një vit i vështirë, plot hidhërim dhe trishtim për shumë, shumë, shumë njerëz,” tha ai. “Si sot 45 vite më parë, pata një thirrje zgjimi…po shkoja drejt katastrofës, pija për vdekje. Unë nuk besoj shumë, por mora një mesazh nga lart”, tha aktori i famshëm, për rolin e tij si vrasësi serial Hannibal Lecter.

“Një zë brenda meje më pyeti: do të jetosh apo vdesësh? Dhe unë thashë – dua të jetoj. Pas kësaj, shpëtimi erdhi dhe jeta ime ka qenë e mrekullueshme”.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco