Aeroporti në Jemen është përfshirë nga trazirat pasi qeveria e re sapo kishte ardhur me avion nga Arabia Saudite u sulmua me bomba, nofton ALJazeera.
Anëtarët e kabinetit, duke përfshirë Kryeministrin Maeen Abdulmalik, janë transferuan të sigurt në pallatin presidencial të qytetit, thanë dëshmitarët dhe media saudite.
"Numri i viktimave nuk është konfirmuar ende, por burimet thanë se shpërthimet ishin të fuqishme", tha Mohammed al-Attab i Al Jazeera, duke raportuar nga Sanaa.
Burime të sigurisë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se të paktën pesë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulm.
Një korrespondent i AFP në vendngjarje tha se ai dëgjoi dy shpërthime. "Të paktën dy shpërthime u dëgjuan ndërsa anëtarët e kabinetit po largoheshin nga avioni," tha korrespondenti.
Qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit dhe separatistët jugorë formuan një kabinet të ri për ndarjen e pushtetit në 18 dhjetor.
Mesohet se sulmi mundet të jetë I përgatitur nga forcat Houthi të mbështetura nga Irani.
© SYRI.net