Tërmeti në Kroaci: Video e re tronditëse, pas deklaratës së kryetarit të bashkisë ndodh paniku

Tërmeti në Kroaci: Video e re tronditëse, pas deklaratës së kryetarit të bashkisë ndodh paniku

09:25, 30/12/2020

Një video tronditëse është regjistruar nga kamerat e televizionit kroat.

Në video shihet kryetari Darinko Dumbovic teksa jepte një deklaratë për shtyp kur gjithçka filloi të dridhej.

Momenti u transmetua drepërdrejtë nga televizioni N1 teksa gjithçka filloi të dridhej.

Kamerani ul kamerën në tokë ndërsa në sfon dëgjohen fjalë ‘paqe, paqe’.

Shtatë persona janë vrarë dhe të paktën 20 janë plagosur nga tërmeti i djeshëm në Kroaci.

Këtë mëngjes ka pasur dhe dy tronditje të forta, 4.7 dhe 4.8 të shkallës  Rihter. 

Ekipet e shpëtimit kanë  nxjerrë  shumë njerëz nga ndërtesat e shembura. 

Epiqendra u raportua nën tokë, megjithatë, nuk u dha paralajmërim për tsunam.

Në sheshin kryesor, shumë ndërtesa janë shkatërruar plotësisht.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco