Kroacia nuk gjen qetësi, dy lëkundje tërmeti u ndjenë mëngjesin e sotëm

Kroacia nuk gjen qetësi, dy lëkundje tërmeti u ndjenë mëngjesin e sotëm

09:25, 30/12/2020

Kreu i Shërbimit Sizmologjik Kroat, Ines Ivançiç, konfirmoi për Radion Kroate se dy tërmete të reja ishin regjistruar këtë mëngjes, duke deklaruar se toka do të vazhdonte të dridhej.

"Tërmeti në 6.15 ishte me një madhësi prej 4.7 të shkallës Rihter, dhe ai i mëvonshëm ishte 4.8 me epiqendër në zonën e Pretinës," tha ajo, duke theksuar se toka do të vazhdonte të dridhej.

"Toka do të lëkundet për një kohë të gjatë. Tërmeti të martën ishte shkatërrues dhe do të pasohet me siguri të madhe nga një seri e madhe tërmetesh", tha Ivançiç, duke shtuar se tërmetet më të dobëta do të ndikojnë në objektet në Petrinja dhe Sisak që u dëmtuan një ditë më parë.

Le të ju kujtojmë, një tërmet i fortë me magnitudë 6,2 ballë në shkallën Rihter u ndie një ditë më parë në Kroaci. Qendra ishte në Petrinja, e cila u shkatërrua plotësisht, dhe të paktën shtatë persona kanë humbur jetën, duke përfshirë edhe dy fëmijë. Tërmeti u ndje në Serbi. Pas tërmetit të madh, pasuan disa tërmete më të vegjël.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco