Pas Kroacisë, Italia tronditet nga tërmeti i fortë/ Ja sa ishte forca goditëse

Pas Kroacisë, Italia tronditet nga tërmeti i fortë/ Ja sa ishte forca goditëse

18:03, 29/12/2020

Pasditen e sotme rreth orës 3:36, një tërmet me madhësi 4.4, me epiqendrën e tij në zonën e Veroneses, u ndje në shumë zona të Italisë Veriore, përfshirë Milanon.

Pak më herët dhe dy lëkundje të tjera me një epiqendër afër Salizzoles (Verona), i pari, me madhësi 3.4, u regjistrua në 14:02, i dyti, me madhësi 2.8, në 14:44.

Dhjetëra thirrje në dhomën e operacioneve të Brigadës së Zjarrfikësve, por pa raporte dëmtimesh, pas tre tërmeteve të regjistruara në zonën e Veronas.

Telefonatat u intensifikuan sidomos pas tërmetit të tretë, më i fortë se të tjerët. Në çdo rast, këto ishin kërkesa për informacion, dhe jo raporte të dëmtimit të personave ose pasurisë./ BW/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco