Tërmeti i fuqishëm në Kroaci/ Nxirret e pajetë nga rrënojat një 12 vjeçare

Tërmeti i fuqishëm në Kroaci/ Nxirret e pajetë nga rrënojat një 12 vjeçare

17:29, 29/12/2020

Tërmeti i fuqishëm që goditi pasditen e sotme Kroacinë me forcë 6.4 ballë Rihter, i ka marrë jetë një vajze 12 vjeçare.

E mitura u nxor e pajetë nga rrënojat, ndërsa sipas informacioneve të medieve të huaja raportohet për disa të plagosur dhe dëme të shumta materiale.

Vihet re se një tërmet me madhësi 5.2 kishte ndodhur edhe dje në 7.28 në mëngjes me kohën greke në Kroacinë qendrore, 50 km në juglindje të Zagrebit.

Sizmologët kroatë flasin për një tërmet jashtëzakonisht të fortë. Kryqi i Kuq Kroat thotë se ka dëme serioze në rajonin Petrinia.

Tërmeti preku Slloveninë, Bosnjën dhe Serbinë përgjatë bregdetit Adriatik. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco