Pas tërmetit shkatërrimtar, KE i gatshëm ta ndihmojë Kroacinë

Pas tërmetit shkatërrimtar, KE i gatshëm ta ndihmojë Kroacinë

17:12, 29/12/2020

Një tërmet me fuqi 6.2 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi sot zonën e Petrinjes dhe u ndje në të gjithë Kroacinë duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Deri më tani është raportuar se kanë vdekur dy persona, teksa sipas mediave kroate shumë qytetarë të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Leyen ka bërë të ditur se ka biseduar me kryeministrin Andrej Plenkoviq lidhur me gjendjen e krijuar si pasojë e tërmeti shkatërrimtar.

“Një tjetër tërmet i fortë goditi Kroacinë, i dyti brenda dy ditësh. Unë fola me kryeministrin Plenkoviq. Ne jemi gati të ndihmojmë. I kërkova komisionarit Evropian për Situatat e Krizave, Janez Lenarçiq, të udhëtojë në Kroaci sa më shpejt të jetë e mundur, “shkroi ajo në Twitter.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco