Pas tërmeti, termocentrali bërthamor Krško në Kroaci pezullon aktivitetin

Pas tërmeti, termocentrali bërthamor Krško në Kroaci pezullon aktivitetin

13:44, 29/12/2020

Një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter ka goditur ditën e sotme Kroacinë.

Centrali bërthamor Krško, ka pezulluar punën si pasojë procedurës së zakonshme në rast të katastrofave të mëdha natyrore, bënë me dije autoritetet.

Termocentrali është ndërtuar për të qenë rezistent ndaj tërmeteve shumë më të fortë se ato të regjistruara deri më tani në Slloveni apo Kroaci.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua në Petrinja, ku për pasojë një fëmijë humbi jetën. Ndërkohë pjesa më e madhe e Kroacisë ka mbetur pa energji elektrike.

Shërbimet zjarrfikëse dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në terren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco