Tre ushtarë francez vriten në Mali, Macron: 'Lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë'

Tre ushtarë francez vriten në Mali, Macron: 'Lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë'

11:24, 29/12/2020

 

Tre ushtarë francezë u vranë sot gjatë një operacioni në Mali, kur automjeti i tyre i blinduar u godit nga një mjet shpërthyes i improvizuar.

Ushtarët me një mision në rajonin jugor të Hombori ishin pjesë e operacioneve ushtarake franceze "Barhan" kundër luftëtarëve islamikë në Mali, raporton Reuters.

Presidenti Emmanuel Macron "përshëndet kujtimin e këtyre ushtarëve me respektin më të madh", tha zyra e presidentit në një deklaratë.

Ai nënvizoi "vendosmërinë e Francës për të vazhduar luftën kundër terrorizmit", tha ajo.

Forca Barkhane e Francës numëron 5,100 trupa të shpërndara në të gjithë rajonin e thatë të Sahelit dhe ka luftuar grupe xhihadiste së bashku me ushtarë nga Mauritania, Çadi, Mali, Burkina Faso dhe Niger, të cilët së bashku përbëjnë grupin G5 Sahel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco