Napoli/ Një bankomat nxjerr pa dashje qindra euro, kalimtari i mbledh dhe i çon në polici

Napoli/ Një bankomat nxjerr pa dashje qindra euro, kalimtari i mbledh dhe i çon në polici

10:13, 29/12/2020

Gjatë një shëtitje në qëndrën historike të qytetit të Napolit një qytetar vuri re se një bankomat para të cilës po kalonte, nxirrte kartmonedha prej 50 dhe 20 eurosh.

Protagonisti i ngjarjes është Khalil Semmah, 51 vjeç një italian me origjinë marokene, i cili i mblodhi ato dhe shkoi në zyrat e stacionit të policisë Vicaria Mercato ku  i’u dorëzoi agjentëve shumën prej 980 euro.

Gruaja e Khalil u shpresh:

'Ne jetojmë në një shtëpi të vogël. Djali ishte duke studiuar për një provim dhe Khalil vendosi të dilte në shëtitje që të mos e shqetësonte. Më pas ndodhi dhe zbulimi.

Agjentët e stacionit policor të Tregut Vicariate kryen një kontroll në vend të cilët u shprehen se në bankomat nuk kishte shenja të hyrjes së detyruar.

Hetuesit pasi kanë njoftuar drejtuesit e bankës dhe instuticionin mbikqyrës, po përpiqen të kuptojnë nëse mosfunksionimi ishte rezultat i një sulmi hakeri.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco