Një mjellmë e cila kishte humbur shokun e saj ndaloi rreth 20 trena në Gjermaninë qendrore për gati një orë, në vijën që lidh Kassel dhe Göttingen, njoftoi policia gjermane.
Ajo ishte ulur pranë mjellmës tjetër i cili kishte ngordhur nga përplasja me kabllot elektrike që gjenden në shinat e trenit.
Trafiku hekurudhor ka vazhduar derisa zjarrfikëset arrini ta ‘joshnin’ mjellmën dhe ta largonin nga shinat e trenit.
Policia publikoi dje detaje të ngjarjes së 23 dhjetorit.
Sipas Shoqatës për Mbrojtjen e Zogjve, mjellmat jetojnë në çifte dhe përpiqen të qëndrojnë së bashku tërë jetën.
© SYRI.net