Tensione në aksin Rusi-Bullgari: Moska dëbon diplomatin bullgar

Tensione në aksin Rusi-Bullgari: Moska dëbon diplomatin bullgar

15:44, 28/12/2020

Ministria e Jashtme e Rusisë shpalli të hënën non grata një diplomat bullgar, si kundërpërgjigje pas dëbimit të një diplomati rus nga Sofja.

Ministria tha në një deklaratë se kishte thirrur ambasadorin e Bullgarisë për ta informuar atë se nënkolonel Mitko Borisov, ndihmës atashe ushtarak i ambasadës, duhej të linte vendin brenda 72 orëve të ardhshme.

Masa vjen pasi autoritetet bullgare dëbuan këtë muaj atasheun ushtarak të Rusisë, pasi prokurorët pretenduan se ai ishte përfshirë në spiunazh që nga viti 2017.

Diplomati rus është i gjashti që përjashtohet nga Bullgaria anëtare e NATO-s që nga tetori 2019 si i dyshuar për spiunazh.

Rusia tha se dëbimi i diplomatit të saj nga ambasada e saj në Bullgari ishte i pabazë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco