Vendi më fetar në Europë/ Sondazhi tregon rënie të besimit të polakëve ndaj Kishës Katolike

Vendi më fetar në Europë/ Sondazhi tregon rënie të besimit të polakëve ndaj Kishës Katolike

13:58, 28/12/2020

Polonia është një nga vendet më fetare në Evropë. Megjithëse ekzistojnë bashkësi të ndryshme fetare në Poloni, shumica e polakëve i përmbahen krishterimit .

Në Poloni Kisha Katolike gjithmonë është konsideruar si diçka e shenjtë, por këtë vit Kisha ka qenë nën presion të rëndë nga një seri skandalesh abuzimi.

Raportimet dhe dokumentarët negativë të mediave kanë dëmtuar imazhin e saj, ashtu si kritikat nga vetë Vatikani. Disa polakë madje kanë filluar të vënë në dyshim trashëgiminë e papës së ndjerë polak Gjon Pali II.

Një sondazh i botuar në fillim të këtij muaji zbuloi se vetëm 41 për qind e polakëve kanë një pikëpamje pozitive ndaj Kishës Katolike. Ndërsa sondazhi tjetër zbuloi se gati gjysma e polakëve( 47 përqind) kanë një pamje negative ndaj Kishës.

Një vendim i Gjykatës Kushtetuese në tetor që synonte vendosjen e një ndalimi gati të plotë të aborteve ishte veçanërisht i dëmshëm për Kishën, duke shkaktuar një protestë publike dhe demonstrata të papara në të gjithë vendin.

Shifrat zyrtare tregojnë se polakët po i tërheqin gjithashtu fëmijët e tyre nga orët e fesë nëpër shkolla, dhe disa madje janë duke hequr dorë zyrtarisht nga besimi i tyre katolik, një proces i njohur si braktisja apo Ateizmi.

Dy në tre polakë tani dëshirojnë që arsimi fetar të jetë përgjegjësi e famullive, e jo e shkollave, sipas një sondazhi të opinionit të botuar javën e kaluar.

Marcin Kaczmarek, një sociolog në Universitetin e Poznan, tha se rënia e ndikimit të Kishës në Poloni nuk ishte aq shumë ‘’rezultat i skandaleve të abuzimit seksual, por “mbi të gjitha reagimi i saj ndaj tyre’’.

Zalewska tha se është e mundur që periudhat e vështira që ka sjellë pandemia e koronavirusit mund të ndihmonin në rivendosjen e besimit të polakëve në Kishën Katolike, shkruan France 24.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco