Projekti apokaliptik/ Rusia synon ta kthejë në armë virusin Ebola

Projekti apokaliptik/ Rusia synon ta kthejë në armë virusin Ebola

12:33, 28/12/2020

Ekspertët druhen se Rusia po synon që ta kthejë në armë virusin vdekjeprurës Ebola si pjesë e një projekti apokaliptik për armët biologjike.

Sipas gazetës britanike Daily Mail, agjencia e shërbimit sekret rus, FSB, mendohet se po kryen kërkime për virusin Ebola dhe për një tjetër virus akoma më vdekjeprurës, virusin e Marburgut.

Këto kërkime po kryhen nga njësia 68240. Të dy viruset janë pjesë e një familje dhe janë shkatërrimtarë për trupin njerëzor.

Një ish-oficer i inteligjencës britanike tha se Moska mund të shkojë përtej studimit të këtyre sëmundjeve. Ai tha se po synohet që të përdoren si armë përmes programit ‘Toledo’.

Toledo është një qytet në Spanjë që u shkatërrua nga murtaja.

Instituti që po studion këto patogjenë vdekjeprurës është i lidhur me njësinë që ka prodhuar agjentin nervor Noviçok. Ai është përdorur për të helmuar disa armiq të Kremlinit.

Një burim i tha gazetës britanike Mirror se Rusia e ka treguar se është e gatshme që të përdorë agjentë të tillë vdekjeprurës edhe në rrugët e vendeve perëndimore.

“Kjo do të thotë se Rusia po sheh mundësinë e përdorimit të virusit Ebola dhe Marburg si armë”.

Ebola ka një nivel vdekshmërie prej 50 përqind, kurse virusi i Marburgut ka një nivel vdekshmërie prej 88 përqind.

Ky virus ka shpërthyer dy herë, njëherë në Marburg të Gjermanisë dhe më pas në Beograd të Serbisë në vitin 1967.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco