Një nënë është gjetur e vdekur nga fëmiëjt e saj në Ditën e Krishtlindjes pasi ra tragjikisht nga një ballkon i katit të katërt.
Sharon Anne Daly 51 vjeç kishte dalë jashtë për të pirë një cigare pasi hapi dhuratat e Krishtlindjes kur ra nga ballkoni i banesës së saj në Shepherd's Bush, Londër .
Vajza Taylor dhe djali Drew dëgjuan një zhurmë të fortë dy minuta pasi ajo doli jashtë për të pirë cigare.
Ata fillimisht menduan se nëna e tyre kishte rënë nnga shkallët.
Por më pas ato u tronditën kur panë trupin e saj në tokë poshtë banesës raporton The Mirror.
Menjëherë ndihma mjekësore erdhi në vendin e ngjarjes dhe u përpoqen ta shpëtonin Sharon por ishte e kot.
Vajza e saj 22 vjeç është shprehur:
'Vrapova për ta shpëtuar por ishte shumë e qartë që ajo kishte vdekur, nuk merrte frymë dhe sytë i kishte të hapur’.
22 vjeçarja gjithashtu e ka përshkruar Sharon si mamanë më të mirë, një foto e bërë një orë para se të vdiste tregon momentin e fundit të familjes së bashku në Ditën e Krishtlindjes.
Sharon së fundmi kishte humbur punën e saj për shkak të pandemisë.
Shoku më i mirë i djalit të saj Taylor ,Georgie tha se Sharon ‘ishte si një mama e dytë për të ‘ dhe se ishte shpirti i argëtimit.
Georgie ka krijuar një faqe në GoFundMe për të mbledhur fonde për funeralin e Sharon ndërsa familja e saj duket se do t'i japë asaj 'lamtumirën që meriton'.
Një zëdhënës i Policisë Met tha:
'Policia u thirr në një adresë në Shepherd's Bush, W12 në 10.09 të mëngjesit të Premten, 25 Dhjetor.
'Oficerët morën pjesë në Shërbimin e Ambulancës në Londër dhe gjetën një grua 51-vjeçare me dëmtime në përputhje me një rënie nga lartësia. Përkundër përpjekjeve më të mira të shërbimeve të urgjencës, ajo u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes. Vdekja e saj nuk po trajtohet si e dyshimtë.'
© SYRI.net