Fundoset anija në Arktik, 17 peshkatarë mendohen të vdekur

Fundoset anija në Arktik, 17 peshkatarë mendohen të vdekur

12:24, 28/12/2020

Shtatëmbëdhjetë peshkatarë janë zhdukur dhe besohet se kanë vdekur të hënën, pasi një anije ruse u përmbys gjatë një stuhie dhe u fundos në ujërat e ngrirë të detit Barenc.

Zyrtarët thanë se dy njerëz ishin shpëtuar gjatë një operacioni kërkim-shpëtimi, por që kushtet e këqija të motit kishin ndërlikuar përpjekjet për të gjetur të mbijetuarit.

Anija private e quajtur Onega, u fundos pranë arkipelagut Novaya Zemlya në detin Barenc, me autoritetet që u bënë të vetëdijshëm për aksidentin në 7.30 të mëngjesit, thanë zyrtarët.

"Si rezultat i aksidentit, 19 persona përfunduan në ujë," tha Komiteti Hetimor, i cili heton krime të rënda, duke shtuar se dy njerëz u shpëtuan.

Një burim i tha agjencisë së lajmeve Interfax se kishte pak shpresë për të gjetur të mbijetuar për shkak të erërave të forta dhe temperaturave të ulëta.

"Gjatë fundosjes, temperaturat ishin deri në minus 30 gradë (Celsius), nën zero", u citua burimi të thoshte. "Praktikisht është e pamundur të rezistosh edhe me veshje të lagura".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco