Mutacioni mbush spitalet/ Varianti i ri shkon në Korenë e Jugut

Mutacioni mbush spitalet/ Varianti i ri shkon në Korenë e Jugut

10:45, 28/12/2020

Koreja e Jugut është vendi i fundit që konfirmon raste nga varianti i ri i koronavirusit të zbuluar në Britaninë e Madhe.

Tre koreano-jugorë, që erdhën nga Londra, janë të infektuar me këtë variant.

Në shumë vende të Europës, si dhe në Kanada e Japoni janë konfirmuar raste të këtij mutacioni.

Virusi mutant transmetohet më lehtë dhe kjo ka bërë që presioni mbi spitalet në Britani të jetë shumë i lartë.

Sipas BBC, dje në Londër janë regjistruar 8 mijë thirrje për ambulancat, një rekord në historinë e vendit.

Ekspertët thonë se shumë shpejt spitalet do të mbingarkohen. Të dielën u regjistruan 30 mijë raste të reja në Britani, por numri mendohet se është më i lartë pasi Skocia nuk ka publikuar akoma të dhënat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco