‘5G vret njerëzit’/ Shpërthimi në SHBA, autori ishte me kancer

‘5G vret njerëzit’/ Shpërthimi në SHBA, autori ishte me kancer

10:21, 28/12/2020

Personi që terrorizoi Amerikën pasi hodhi veten në erë brenda një ruloti në ditën e Krishtlindjes, u identifikua si Anthony Quinn Warner, 63 vjeç.

Sipas Daily Mail, ai pretendonte se kishte kancer dhe ia kishte dhuruar makinën të dashurës së tij përpara se të kryente aktin e rëndë.

Po ashtu ai ia kishte dhuruar shtëpinë e tij një gruaje, lidhjet me të cilën mbeten të panjohura.

Warner pretendonte se ishte konsulent për teknologjinë e informacionit.

Ai besonte se teknologjia 5G po vriste njerëzit, çka shpjegon arsyen pse e parkoi makinën përpara zyrave të kompanisë AT&T.

Babai i tij punonte për kompaninë e telefonisë BellSouth dhe vdiq nga demenca. Kjo mund të ketë nxitur akoma më shumë teoritë e konspiracionit te ai. Një hetues tha se Warner mendonte se njerëzit do e shihni si hero.

Shpërthimi shkaktoi dëme shumë të rënda në zyrat e kompanisë AT&T.

Një mesazh paraprak njoftoi njerëzit se mund të ketë një shpërthim, duke minimizuar dëmet në njerëz. Tre persona u plagosën nga shpërthimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco