Kina: SHBA-ja duhet të qëndroj larg punëve të brendshme të vendit tonë

Kina: SHBA-ja duhet të qëndroj larg punëve të brendshme të vendit tonë

10:21, 28/12/2020

 

Shtetet e Bashkuara duhet të ndalojnë përdorimin e Tajvanit për të ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës, tha Ministria e Jashtme kineze të hënën, pasi Presidenti i SHBA Donald Trump nënshkroi në ligj Aktin e Sigurimit të Tajvanit të vitit 2020.

Akti u përfshi në një paketë ndihme dhe shpenzimesh pandemike prej 2.3 trilionë dollarësh që Trump nënshkroi të Dielën.

 Në Tibet, të cilin Kina e ka sunduar me një grusht të hekurt që nga viti 1950, akti thotë që të vendosen sanksioneve ndaj zyrtarëve të lartë kinez që ndërhyjnë në zgjedhjet e udhëheqësit shpirtëror, pasardhësin e Dalali Lama.

Ndërsa çështja e Tajvanit është shumë e komplikuar pasi Kina e ka bërë publike synimin e saj ndaj ishullit që qeveriset në mënyrë demokratike. Ajo e cilëson Tajvanin pjesë e nocionit ‘Një Kinë.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco