Pas BE-së, Britania e Madhe nënshkruan marrëveshjen e tregtisë së lirë me Turqinë

Pas BE-së, Britania e Madhe nënshkruan marrëveshjen e tregtisë së lirë me Turqinë

10:10, 28/12/2020

 

Mbrëmjen e sotme, Departamenti i Tregtisë i Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se Britania dhe Turqia janë të vendosura për të nënshkruar një marrëveshje të tregtisë së lirë ditën e martë.

Kjo do të jetë marrëveshja e parë, pas asaj që kryeministri Boris Johnson siguroi me Bashkimin Evropian javën e kaluar.

Marrëveshja midis Britanisë dhe Turqisë riprodhon rregullat aktuale që rregullojnë marrëdhëniet tregtare Ankara-Londër, por Ministrja Liz Tras u duk optimiste se një marrëveshje e veçantë do të arrihej së shpejti midis tyre.

“Marrëveshja që ne presim të nënshkruajmë këtë javë do të jetë thelbësore në marrëveshjet e tregtisë pa taksa dhe do të ndihmojë marrëdhënien tonë tregtare. Do të ofrojë siguri për mijëra vende pune në Mbnretërinë e Bashkuar, prodhim, industri automobilistike dhe industri çeliku. Ne shpresojmë të punojmë me Turqinë në një marrëveshje ambicioze, të personalizuar në të ardhmen”, shtoi ajo.

Kjo marrëveshje është e pesta për nga rëndësia që Londra ka negociuar, pas atyre me Japoninë, Kanadanë, Zvicrën dhe Norvegjinë. Në total, Britania ka lidhur marrëveshje tregtare me 62 vende.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco