Një i pastrehë shpëton të gjitha kafshët nga një strehë që po digjej në Atlanta

Një i pastrehë shpëton të gjitha kafshët nga një strehë që po digjej në Atlanta

09:59, 28/12/2020

Më 18 dhjetor, një njeri i pastrehë i guximshëm nga Atlanta, Georgia, vrapoi drejt një strehe me kafshë, që po rrezikonin të digjeshin të gjallë nga moment në moment.

Ai rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar kafshët e bllokuara brenda.

Keith Walker, 53 vjeç, ishte lejuar të mbante qenin e tij të dashur, një pitbull të quajtur Bravo, në strehën W-Underdogs çdo natë.

Ndërsa ishte rrugës për të mbledhur kanaçe, Keith pa që një zjarr kishte përfshirë kuzhinën e strehës. 

Dhe pse duke rrezikuar jetën,, Keith shpëtoi çdo kafshë brenda ndërtesës, gjithsej 6 qen dhe 10 mace.

Keith, i cili ka qenë i pastrehë që nga mosha 13 vjeç, tha për CNN :

"Isha nervoz si dreq, nuk do te genjej. Unë me të vërtetë kisha frikë të shkoja atje me gjithë atë tym. Por Zoti më çoi atje për të shpëtuar ato kafshë.

Nëse e doni një qen, mund të doni këdo në botë. Qeni im është shoku im më i mirë dhe unë nuk do të isha këtu pa të, kështu që e dija se duhej të shpëtoja të gjithë ata qen të tjerë".

Image

Edhe pse streha nuk u shkatërrua plotësisht nga flakët, ndërtesa thuhet se tani është e pabanueshme.

Për fat të mirë, në kohën e zjarrit, W-Underdogs kishte qenë vetëm një javë larg nga lëvizja e kafshëve të saj në një strukturë krejt të re, gjithashtu e vendosur në Atlanta.

Duke folur me CNN , themeluesi i W-Underdogs, Gracie Hamlin e përshkroi Keith si 'engjëllin e tyre mbrojtës':

Image

"Edhe zjarrfikësit nuk donin të merreshin me qentë. Ata thirrën kontrollin e kafshëve, por Keith ishte tashmë në ndërtesë duke tërhequr macet dhe qentë derisa të gjithë të ishin të sigurt."

Gracie shtoi: 'Unë nuk mund ta falënderoj për të gjithë atë që bëri. Ai është heroi ynë. '

Strehimorja konfirmoi se kafshët ishin 'të gjitha të lumtura, të ngrohta, të sigurta dhe të qeta" pas kalvarit të tyre.

Image

Pas kësaj ngjarjeje, disa para po mblidhen për Keith, por Keith thuhet se po 'refuzon të gjitha ofertat e ndihmës'. 

Sidoqoftë, ekipi i strehës, mbetet i vendosur për ta 'shpërblyer si duhet' atë, për veprën e tij të heroizmit.

 

Burimi: UNILAD.uk

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco