Paqja në Libi në pragun e shkatërrimit, Turqia kërcënojnë forcat Haftar

Paqja në Libi në pragun e shkatërrimit, Turqia kërcënojnë forcat Haftar

16:39, 27/12/2020

Vizita e Akar dhe rishfaqja e Haftar paralajmërojnë zhvillimet dhe lëkundin armëpushimin tashmë të brishtë në Libi.

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar vizitoi Libinë të shtunën i  shoqëruar nga një delegacion ushtarak dhe u takua me homologun e tij libian Salaheddin al-Namrous dhe Khaled al-Mekhri, kryetar i Këshillit Suprem të GNC. Bisedimet e tyre u përqëndruan në bashkërendimin e të dy palëve për të parandaluar një sulm nga "rebeli i jashtëligjshëm Khalifa Haftar që synon minimin e stabilitetit të Libisë".

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar ka paralajmëruar që forcat e gjeneralit Khalifa Haftar dhe mbështetësit e tyre në Libinë lindore do të konsiderohen "shënjestra të ligjshme " nëse përpiqen të sulmojnë forcat turke në rajon. Në veçanti, gjatë një vizite në trupat turke në Tripoli, Akar tha se forcat e Haftar dhe mbështetësit e tij nuk do të kishin "ku të fshiheshin" nëse sulmonin forcat turke, duke shtuar se ata do të bëhen shënjestra të Ankarasë "kudo". .

Komandanti i Ushtrisë Kombëtare Libiane, Gjeneral Brigade Khalifa Haftar, u përgjigj se "pavarësia nuk ia vlen për sa kohë që ushtria turke pushton pjesë të vendit tonë".. Ai e bëri të qartë se Erdogan "duhet të largohet dhe kjo do të bëhet ose në mënyrë paqësore ose me luftë".

Turqia është mbështetësi kryesor i huaj i qeverisë së Marrëveshjes Kombëtare Libiane (GNA) të njohur ndërkombëtarisht me qendër në Tripoli, e cila ka luftuar Ushtrinë Kombëtare Libiane të Haftar (LNA) për vite me rradhë. Afati i fundit për largimin e luftëtarëve të huaj - përfshirë ushtrinë e Erdogan - skadon në janar.

Përveç kësaj, Moska, e cila mbështet gjeneralin Khalifa Haftar, mohon çdo përfshirje në luftën civile dhe zhvillimin e grupit paraushtarak rus Ëagner Group në Libi. E vetmja gjë e sigurt është se ajo nuk ka ndërmend të largohet nga vendi dhe nga Haftar.

Kështu, armëpushimi tashmë i brishtë bëhet edhe më i vështirë, pas deklaratave të Akar. Vizita e Akar dhe lëvizja e përgjithshme që mbizotëron tregojnë se vendi duket se është më afër një cikli të dhunshëm konfliktesh sesa një armëpushimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco