382 raste të reja dhe 6 viktima në Malin e Zi

382 raste të reja dhe 6 viktima në Malin e Zi

23:29, 26/12/2020

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë kryer 1555 testime për Covid 19, nga të cilët 382 kanë dalë pozitive, njoftohet nga ISHP.

Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 6 humbje jete.

Bëhet fjalë për   pacientë nga Podgorica, Tivari dhe Cetina. Numri më i madh i rasteve janë në : Podgoricë 142, Nikshiq 63, Tuz 6, ndërsa në Ulqin nuk ka pasur raste të reja.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 253 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive është 9.370, prej të cilëve 79 në komunën e Ulqinit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco