Raportoi se 'zyrtarët e lartë shtetëror ishin vaksinuar kundër Covid-19', arrestohet gazetari i portalit

Raportoi se 'zyrtarët e lartë shtetëror ishin vaksinuar kundër Covid-19', arrestohet gazetari i portalit

21:10, 26/12/2020

‘Vaksina kundër coronavirusit ka mbërritur në vend dhe se personat e parë që e kanë marrë janë zyrtarët e lartë shtetëror’, kaq ka mjaftuar që gazetari të arrestohej në Jordani.

Bazuar në burime nga institucionet gjyqësore të Jordanisë, vaksina do të mbërrijë në fund të janarit, raporton portal i lajmeve leparisien.fr.

 “Prokurori i shtetit urdhëroi arrestimin e gazetarit Jamal Hadfad, redaktor i portalit të lajmeve Al-Wakaai, për shkrimin se zyrtarët qeveritarë ishin vaksinuar kundër coronavirusit”, tha një burim i cili dëshironte të mbetej anonim.

Ai gjithashtu deklaroi se Hadad u akuzua për “rrezikimin e sigurisë publike dhe shkaktimin e rebelimit dhe çrregullimit publik” dhe duhet të mbahej i arrestuar për 15 ditë ndërsa ishte në pritje të gjyqit.

“Al-Wakaai” publikoi një artikull të martën me titull “Dhe çfarë lidhje me njerëzit? A ka arritur vaksina Pfizer në fshehtësi dhe a janë vaksinuar zyrtarë të lartë të qeverisë jordaneze?”

Në mes të dhjetorit, Jordania njoftoi se kishte miratuar përdorimin emergjent të vaksinës kundër virusit dhe një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë, tha të mërkurën se vaksina do të mbërrinte në fund të janarit ose në fillim të shkurtit./ Bota/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco