Vëllai qëllon për vdekje vëllain në gjueti

Vëllai qëllon për vdekje vëllain në gjueti

18:12, 26/12/2020

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë ditës së sotme në Greqi, në fshatin Domianoi, në Evritania.

Gjuetia për dy vëllezër ka përfunduar në fatalitet për njërin prej tyre.

Një prej tyre ka qëlluar pa dashje vëllain e tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja e rëndë ndodhi ndërsa njëri prej vëllezërve qëlloi disa herë prenë e tij, por fatkeqësisht njëri prej plumbave goditi vëllain tjetër, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse në kokë.

Kjo ngjarje vjen pas vendimi të qeverisë greke për të lejuar gjuetinë nga 25 dhjetori deri më 6 janar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco