Shfaqi simptomat e Covid-19, tamponi i Gjukanoviç del negativ/ Ja nga se vuan presidenti malazez

Shfaqi simptomat e Covid-19, tamponi i Gjukanoviç del negativ/ Ja nga se vuan presidenti malazez

16:11, 26/12/2020

Pas këshillës së mjekut i cili e ka vizituar së fundmi, Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, po trajtohet për pneumoni, raporton Tanjug.

Kreu i shtetit malazes i është nënshtruar disa testeve pas dyshimeve për Covid-19, në të cilat ka rezultuar negativ.

Lajmi është konfirmuar nga kabineti i Presidentit të Malit të Zi.

“Testet e deritanishme, përfshirë edhe ditët e sotme, kanë treguar se është negativ për covid 19”, thuhet në njoftim.

“Të gjithë parametrat jetësorë të Gjukanoviç janë të qëndrueshëm dhe ai kryen detyrat presidenciale pa pengesa”, vijon njoftimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco