Shpërthim i fuqishëm në qytetin amerikan, xhami dhe çeliku fluturojnë në ajër

Shpërthim i fuqishëm në qytetin amerikan, xhami dhe çeliku fluturojnë në ajër

17:10, 25/12/2020

Një shpërthim i fuqishëm ka bërë që copa xhami e çeliku të “fluturojnë” kudo në qytetin e Nashville, në Tennessee. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të Krishtlindjeve. Paraprakisht raportohet për disa viktima.

Të paktën 30 persona janë evakuuar nga apartamentet rreth e qark zonës së prekur rreth 5.30 të mëngjesit me orën lokale.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar skuadrat e çaktivizimit të bombave si dhe policia e zjarrfikësit. Radiot në Nashville raportojnë se si pasojë e shpërthimit ka dëme të mëdha strukturale ndërsa xhamat u thyen kudo.

Departamenti i zjarrit tha në një njoftim: Ka ndodhur një shpërthim. Kjo është një skenë aktive. Nuk ka detaje më të hollësishme deri më tani.

Sa i përket të lënduarve, raportohet se shumica prej tyre kanë plagë jo të rënda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco