Marko Gjuriqi niset për Uashington si ambasador i Serbisë

Marko Gjuriqi niset për Uashington si ambasador i Serbisë

13:10, 25/12/2020

Ish-drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka nisur punën si ambasador i vendit të tij në Uashington.

Dhe në një deklaratë për faqen e partisë së tij, që udhëhiqet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, PPS, ai ka thënë se do të punojë 24 orë në ditë e shtatë ditë në javë për ndryshuar imazhin e Serbisë. Duke i komentuar thirrjet e fundit të ish-sekretares amerikane Madeleine Albright dhe kongresistit Eliot Engel, se Serbia duhet të njohë sa më shpejt pavarësinë e Kosovës, Gjuriq ka thënë se kjo nuk do të ndodhë dhe se ka një plan për këtë.

“Eliot Engel ka humbur në zgjedhje, madje edhe brenda partisë së tij. Lobi shqiptar në SHBA është dobësuar shikuar disa qëndrime të fundit dhe krahasuar me periudhën e mëparshme. Qëllimi i Serbisë do të jetë që në periudhën e ardhshme të kemi edhe ne një Eliot Engel mes kongresistëve, senatorëve dhe politikanëve me peshë në SHBA”, ka thënë Gjuriq.

Kongresisti Eliot Engel njihet si një prej miqve më të mëdhenj të shqiptarëve ne SHBA. Ai ishte për shumë dekada kongresist, por i humbi zgjedhjet për Kongres në qershor të këtij viti. Ai llogaritej si zëri më i fuqishëm shqiptar në Kongres.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco