Greqi/ Alarm pas balenës së ngordhur

Greqi/ Alarm pas balenës së ngordhur

12:37, 25/12/2020

Një balene tjetër e ngordhur është gjetur të mërkurën (23 dhjetor) në plazhin e Freattidës, pranë portit të Pireut ( Greqi).

Shkaku i ngordhjes nuk është përcaktuar ende, por ka shumë të ngjarë që kafsha të jetë përplasur me një anije.

Balena e gjetur e ngordhur është një specie e karakterizuar si e ndjeshme në Mesdhe dhe është shumë e rralë në Egje, veçanërisht në zonat me aktivitet të tillë detar intesiv si Gjiri Saronik.

Kafsha u gjet e kalbur ndërsa bishti ishte i prerë ndoshta si rezultat i një përplasje me një anije.

Përplasja mund të ketë qenë në mes të detit dhe ka shkaktuar ngordhjen e saj, ose mund të ketë ndodhur pas ngordhjes, para se të dilte në plazhin e Freattidës.

 Cilado qoftë rrethanat në këtë rast, përplasjet midis anijeve dhe balenave në detet greke, paraqesin kërcënimin më të madh për këto krijesa unike të Mesdheut.

 "Bazuar në të dhënat shkencore të 10 viteve të fundit, më shumë se 50% e kafshëve të ngordhura janë shkaktuar si rezultat i drejtpërdrejtë i përplasjeve me anije të mëdha që kalojnë hendekun grek, zona që është habitati i tyre kryesor në të gjithë Mesdheun lindor" thuhet në një njoftim të WWF Hellas. 

Njoftimi shton se:

"Instituti i Kërkimeve Citologjike Pelagos dhe WWF Hellas kanë paraqitur propozime specifike për masa që synojnë zvogëlimin e përplasjeve të anijeve të mëdha me balenat. Propozimet përfshijnë shmangien e zonave të rëndësishme dhe uljen e shpejtësive të anijeve dhe zbatimi i tyre do të kontribuojë në 70% të zvogëlimit të konfliktit. Megjithëse autoritetet shtetërore e kanë njohur nevojën për të ndërmarrë veprime dhe janë zotuar të marrin masa vullnetare për të adresuar dhe zvogëluar këtë kërcënim, procesi është në pritje.

Incidenti i djeshëm konfirmon se rreziku i përplasjeve për balenat në Greqi është real dhe i menjëhershëm. 

Prandaj, Instituti i Kërkimeve Citologjike Pelagos dhe WWF Hellas u bëjnë thirrje autoriteteve kompetente dhe organeve të përfshira që të përfundojnë menjëherë formulimin e masave që ata po shqyrtojnë, me kontributin e shkencëtarëve dhe organizatave ekspertë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco