Shfaqet video e policit amerikan, tek shpëtonte foshnjen nga rrënojat e shtëpisë

Shfaqet video e policit amerikan, tek shpëtonte foshnjen nga rrënojat e shtëpisë

11:24, 25/12/2020

SHBA- Policia në veriperëndim të Indiana shpërndau pamjet e marra nga një kamera trupi e një oficeri që shpëtoi një foshnje dhe një grua nga rrënojat e shtëpisë së tyre të shkaëtrruar pas një shpërthimi.

Videoja u publikua ndërsa zyra e sherifit të qarkut Porter i dha medaljen e Nderit, nëntoger Van Kley, i cili luajti një rol të madh  në shpëtimin e familjes në zjarrin e 10 shtatorit.

Kley dëgjoi thirrjen e shpërthimit në radio dhe ishte një nga të parët që mbërriti, tha zyra e sherifit në një deklaratë.

Në vendin e ngjarjes, Kley dëgjoi britmat që vijnë nga rrënojat dhe gjeti një fëmijë të bllokuar nën to, tha policia. Video e tregon atë duke liruar këmbën e fëmijës dhe duke e tërhequr sipër në duart të sigurta.

Disa sekonda më vonë, Kley gjeti një grua të ngecur nën rrënojat në anën tjetër të shtëpisë dhe thirri: "Të gjithë duart, ta ngremë". Ai dhe personat e tjerë përgjegjës e ngritën peshë një copë çati të shembur dhe e nxorën gruan prej atje në vend të sigurt.

"Nuk ishte asgjë më pak se një mrekulli qe ne ishim afër," u citua Kley të thoshte në deklaratë.

Shtëpia thuhet se ishte shembur dhe kishte marrë  flakë pas një shpërthimi gazi. Dy policëve të tjerë, Piazza dhe Murray, iu dhanë çmime për Ruajtjen e Jetës për rolin e tyre në incident, tha policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco