Marrëveshja e Brexit: Boris Johnson zotohet se do ta mundin BE-në në garën ekonomike

Marrëveshja e Brexit: Boris Johnson zotohet se do ta mundin BE-në në garën ekonomike

10:42, 25/12/2020

Britania ka çelur një kapitull të ri në marrëdhëniet e saj me pjesën tjetër të Evropës me Boris Johnsonin që u zotua se vendi i tij do të mund Bashkimin Evropian në garën për sukses ekonomik.

Pas nëntë muajsh bisedimesh gjarpëruese, një marrëveshje e Brexitit u sigurua në natën e Krishtlindjeve, duke shmangur një dalje nga BE-ja të Britanisë.

Ambasadorët e BE-së do të takohen sot për raportim me kryenegociatorin e tyre, Michel Barnierin, dhe pritet t’i kenë në dispozicion dy deri në tri ditë për të analizuar marrëveshjen dhe për të vendosur për zbatueshmërinë provizionale, raporton BBC.

Në Britani, euroskeptikët po presin verdiktin me konkluzionet që pritet të publikohen të hënën në mëngjes.

Marrëveshja u prit me “lehtësim të ngjyrosur me pak trishtim” në Bruksel. Por është thënë nga kryeministri Johnson se është një marrëveshje që pritet të vendos një herë e mirë relacionin e Britanisë me Evropën, 48 vjet pasi ky shtet iu bashkua komunitetit ekonomik Evropian (siç njihej asokohe).

“Kjo pyetje evropiane është shtruar me dekada të tëra. Mendoj se kjo na jep neve një platformë, themelet e një marrëdhënieje tamam të re prosperuese. “ – tha Johnson.

Marrëveshja përmbushte premtimin e një “zona gjigante të tregtisë së lirë”, të karakterizuar nga “kompeticioni rregullator”, tha Johnsoni. “Kemi marrë në dorë ligjet dhe fatin tonë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco