Kina furnizon Turqinë me vaksinën kundër koronavirusit

Kina furnizon Turqinë me vaksinën kundër koronavirusit

09:38, 25/12/2020

 

Autoritetet kineze kanë miratuar shpërndarjen e vaksinave të koronavirusit në Turqi, të cilat do të dërgohen të Dielën, tha Ministri turk i Shëndetësisë Fahretin Koca.

Duke folur pas takimit të bordit këshillimor shkencor për koronavirusin, Koca tha se efikasiteti i vaksinave kineze është 91.25 përqind.

"Sipas bordit, ne jemi të sigurt në efektivitetin e vaksinave dhe aplikimin e tyre tek njerëzit në vendin tonë." "Tani ne jemi të sigurt se vaksina është efektive dhe e sigurt," tha ai.

Gati nëntë milion njerëz në Turqi do të vaksinohen në fazën e parë dhe rreth 1.5 milion apo edhe dy milion njerëz në ditë mund të marrin vaksina të koronavirusit, tha ai.

Ai gjithashtu tha që, duke filluar me punëtorët shëndetësorë, njerëzit nga tre grupet kryesore me përparësi do të vaksinohen në janar, shkurt dhe mars, ose më së voni në prill.

"Së bashku me punonjësit shëndetësorë, unë do të jem nga të parët që do të marr vaksinën," shtoi Koca.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco